Rreth Olainfarm

Mirësevini!

Shoqëria aksionere Olainfarm është ndër kompanitë më të mëdha të Shteteve Balltike, me mbi 45 vjet eksperiencë në prodhimet farmaceutike, substancat kimike aktive dhe kimikate të tjera.

Kompania u themelua në 1972. Fillimisht, si ndërmarrje shtetërore, e quajtur Fabrika e Kimikateve Farmaceutike Olaine, kishte për qëllim parësor prodhimin e substancave farmaceutike dhe lëndëve shtesë, për të gjitha fabrikat prodhuese të formë dozave përfundimtare në Bashkimin Sovjetik.

Sot, Olainfarm është ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të industrisë farmaceutike në Letoni dhe vendet e tjera Balltike. Kompania numëron rreth 1,000 specialistë të mirë-kualifikuar, me teknologji të avancuar sipas praktikave ndërkombëtare dhe çertifikata konform Praktikave të Prodhimit të Mirë (GMP). Gjithashtu, është e pajisur me çertifikatë të Standarteve të Menaxhimit Ambjental , ISO 14001: 2004, si edhe çertifikatë konformiteti me Standartet e Inspektimit të SHBA (FDA).

NA KONTAKTONI

Zyra e Përfaqësisë në Shqipëri
Adresa: Nr. 04, Mjullë-Bathore, Tiranë, Albania
Tel / Fax: +355 692740859
Е-mail: framizi@olainfarm.al

Drejtues i zyrës së përfaqësimit: Fidan Ramizi

Kompania ka kontrollin e aksioneve të kompanisë kryesore letoneze të suplementeve ushqimore, Silvanols. Olainfarm ka ndërtuar rrjetin e saj të farmacive në Letoni (Latvijas aptieka); zotëron Tonus Elast, prodhues i produkteve elastike mjeksore; si dhe NPK Biotest në Bjellorusi, prodhues i suplementeve ushqimore dhe barnave natyrale bimore. Gjithashtu, kompanitë mjeksore Klīnika DiaMed dhe Olainmed, si edhe kompania eko-kozmetike Kiwi Cosmetics, janë në pronësi të Olainfarm.

Kreu