Rreth Olainfarm

Olainfarm, me 45 vjet eksperiencë, është kompania farmaceutike më e madhe në Shtetet Balltike.

Në portofolin e produkteve të kompanisë përfshihen mbi 60 medikamente, 25 lëndë aktive dhe më shumë se 20 lëndë shtesë. Aktualisht, në fokus janë kryesisht specialitetet: neurologji, kardiologji, infektiv dhe alergologji. Njohuritë e thelluara tekniko-kimike, burimet njerëzore dhe teknologjia e avancuar e testuar në kohë, i japin Olainfarm avantazh sidomos për adamantanet, kuinuklidinat dhe nitrofuranet.

Produktet e Olainfarm, medikamentet dhe lëndët aktive, janë konform kërkesave të EU-GMP. Disa nga lëndët aktive janë në përputhshmëri me cGMP të SHBA (FDA), si edhe CEP. Ndërkaq, medikamentet kanë marrë aprovimin TGA të Australisë. Olainfarm, është e pajisur me ISO 14001 Standarti i Menaxhimit Ambjental si edhe ISO 17025 Standarti i Menaxhimit Laboratorik.

Një tjetër dëshmi, për cilësinë e lartë të produkteve të Olainfarm, është bashkëpunimi me kompani të mirënjohura globale dhe lokale, si: Novartis, Dr. Reddy, Glenmark Generics, Sigma AU, Almirall Ranke, UQUIFA, MIAT, Actavis, Teva, Egis, PHF dhe shumë të tjera.
Prej vitit 2011, Olainfarm furnizon Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) me barna kundër-tuberkulozit.

Kompania ka kontrollin e aksioneve të kompanisë kryesore letoneze të suplementeve ushqimore, Silvanols. Olainfarm ka ndërtuar rrjetin e saj të farmacive në Letoni (Latvijas aptieka); zotëron Tonus Elast, prodhues i produkteve elastike mjeksore; si dhe NPK Biotest në Bjellorusi, prodhues i suplementeve ushqimore dhe barnave natyrale bimore. Gjithashtu, kompanitë mjeksore Klīnika DiaMed dhe Olainmed, si edhe kompania eko-kozmetike Kiwi Cosmetics, janë në pronësi të Olainfarm.

Olainfarm ka Zyra Përfaqësie në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi, Taxhikistan, Shqipëri, Armeni, Kazakistan, Kosovë, Mongoli, Gjeorgji dhe Uzbekistan. Filialet ndodhen në Letoni, Bjellorusi, Rusi, Lituani, Estoni, Republikën Çeke, Turqi, Azerbajxhan dhe Kirgizistan. Gjithashtu, ka kontraktuar agjentë në SHBA, Indi, Turkmenistan, Moldavi, Suedi dhe në Azinë Jug-Lindore.

Rreth Olainfarm