Neomidantan®
Neomidantan®
Substanca aktive | Amantadinë hidroklorike |
Doza dhe sasia | 100 mg N50 |
Forma farmaceutike | Kapsula |
Kodi ATC i produktit | N04BB01 |
Neomidantan pakëson ngurtësimin muskular, kufizimin dhe ngadalësimin e lëvizjeve, të cilat janë karakteristika klinike të sëmundjes së Parkinsonit. Neomidantan gjithashtu ka veprim antiviral (ndaj virusit të influenzës A)
Indikacione terapeutike
- Për trajtimin e sëmundjes së Parkinson dhe Parkisonizmin sekondar (tremor, rigjiditet muskular ose instabilitet postural), përfshi reaksionet ekstrapiramidale të shkaktuara nga barnat
- Për trajtimin ose parandalimin e një lloji të caktuar të infeksionit gripal (influenza A) në të rritur dhe fëmijë me moshë mbi 10 vjeç
- Për trajtimin e neuralgjisë postherpetike (gjendje e dhimbshme që prek fijet nervore dhe lëkurën)